Kacifas, mediat greke: Trupi do i dorëzohet familjes brenda 24 orëve

Brenda pak orësh, por jo më vonë se të mërkurën në mëngjes pritet të dorezohet për familjarët trupi i eksremistit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti i vrarë nga RENEA ne Bularat të Gjirokastrës pas dyluftimit për të mos u dorëzuar.

Sipas mediave greke, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur letrës dërguar nga kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili kishte theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Kacifas familjes për të bërë varrimin në Bularat.

Protothema shkruan se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes, do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?