Kadastra zbarkon në Piqeras, nis verifikimi i regjistrimeve

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon procesin e përmirësimit të regjistrit kadastral dhe saktësimit të hartave në territorin e Bashkisë Himarë. Pas nisjes së procesit në zona të tjera, specialistët e ASHK-së janë ndalur sot në fshatin Piqeras.

Procesi ka për qëllim përditësimin dhe saktësimin e të dhënave kadastrale, duke krijuar një pasqyrë sa më të plotë të pasurive të paluajtshme. Në këtë kuadër, do të bëhet evidentimi dhe verifikimi i të dhënave, si dhe korrigjimi i pasaktësive të konstatuara në regjistrin kadastral dhe hartat përkatëse.

Për mbarëvajtjen e procesit, ASHK u bën thirrje banorëve të zonës të bashkëpunojnë me specialistët, duke ndihmuar në identifikimin e saktë të pasurive dhe në plotësimin e informacionit të nevojshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të kësaj jave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës nisi edhe evidentimin derë më derë të banesave që nuk disponojnë dokumentacion pronësie. Procesi nisi në fshatin Palasë dhe pritet të shtrihet më tej në zona të tjera rurale dhe urbane të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2686 (65.1%)
Jo 1440 (34.9%)

Vota totale: 4126