Kadia: Tre format ku do të preket ekonomia shqiptare nga Covid-19

Masat e marra nga koronavirusit do të kenë edhe impaktin e vet në ekonomi. Eksperti i ekonomisë, por edhe drejtuesi i emisionit “Ekopolitikë” në RTV Ora. Besart Kadia tha se Shqipëria do të preket në tre forma kryesore. Kadia argumentoi se të parët që kanë filluar ta ndjejnë efektin negativ janë prodhuesit dhe tregtarët. Sektorë të tjerë që do të ndjejenë efektet negatvie janë turizmi dhe eksportet.

”Diskutimi ka qenë i hershëm që do të prekemi në tre forma kryesore. E para që është e menjëhershme që po ndihet tashme është tek të gjithë prodhuesit dhe tregtarët shqiptarë, ku do të ketë mungesa të të ardhurash. Mund të zgjasë një javë, dy javë apo një muaj. Ndërkohë ata kanë detyrime, do bëjnë pagesa qirash, pagesa ndaj palëve të treta dhe kjo do ta çorientojë. Qytetarët duke qenë se do të lëvizin më pak edhe sikur të mbarojë ky shtet rrethim, lëvizjet do jenë më të pakta edhe konsumi do të bjerë. Në rast se bie konsumi, do të jetë imediate edhe rënie e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Shteti shqiptar duhet të kishte marrë masa për këtë plan. E dyta që do të ndihet, kjo është fatkeqësia kryesore, edhe sikur Shqipëria ta marrë veten shpejt do të preket sektori i turizmit në vend. Pra turistët e huaj nuk do të udhëtojnë për 6 muajt e ardhshëm. E treta është pjesa e sektorit të eksporteve. Pra e shoh komplekse që nuk varet vetëm nga ekonomia shqiptare, por edhe në nivel ndërkombëtar”.

SHKARKO APP