Kadilli: Mazhoranca “e vetmuar” nga ndërkombëtarët, nëse shtyn reformën zgjedhore do përballet me protesta
Partia Demokratike e paralajmëron PS-në se do të përballet me rezistencë të fortë nëse tenton të zvarrisë qëllimisht reformën zgjedhore.
15 marsi është afati i fundit ku palët duhet të dakordësohen për paketën e ndryshimeve zgjedhore që ndër të tjera përfshin edhe kushtin e opozitës për qeveri kujdestare.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se “kumbarë” të kësaj tryeze ekstraparlamentare janë ndërkombëtarët dhe nëse Rama i zhgënjen opozita do të nisë protestat.
Kadilli: Qeveria kujdestare është kërkuar që 3-4 vjet përpara. Ka modele të ngjashme si krijohet balanca në një proces zgjedhor me një qeveri kujdesatare dhe administratë të kontrolluar nga kjo qeveri. Gatishmëria për ta mbyllur me datë 15 mars, më shumë se gatishmëria është detyrimi. Data 15 është për të mbyllur dakordësinë do të kemi qeveri kujdestare apo jo. Shndërrimi i marrëveshjes në ligje mund të kërkojë më shumë kohë, ndoshta dhe një muaj tjetër.
Nëse Partia Socialiste do të tentojë ta zgjasë në mënyrë artificiale të jeni të sigurt se do të përballet me një presion në rritje të opozitës dhe qytetarëve. Nëse deri sot jemi në tryezë, jemi për tu marrën vesh. Dhe përballja, nëqoftëse në këtë rast kemi mbëshetjen e ndërkombëtarëve dukshëm, të jeni të sigurt se do të ketë një suskses më të prekshëm sesa përballja që ka filluar që në 2017. Sot ata (ndërkombëtarët) janë “kumbarët” e kësaj tryeze, formatit ekstraparlamentar, nëse ata do të zhgënjehen me Edi Ramën sikurse ne, të jeni të bindur se protesta do të ketë tjetër tonus, tjetër energji, tjetër forcë dhe rezultati do të jetë tjetër gjë.
Ai thotë se situata është në favor të opozitës si brenda ashtu dhe jashtë.
Kadilli: Sot e gjejmë veten më të mbështetur edhe brenda, edhe nga ndërkombëtarët. E patë manifestimin e fundit të thirrur nga Presidenti, manifestim shumë i madh imponues, shohim dhe opiniopnin e Venecias dhe kuptojmë që gjërat kanë ndryshuar. Mazhoranca është e vetmuar nga qytetarët, e vetmuar nga forcat politike dhe ndërkombëtarët.
Duke komentuar debatin për listat e hapura dhe ato të mbyllura, Kadilli thotë se kjo nuk përcakton cilësinë e deputetëve në Kuvend.
Kadilli: Ata njerëz nuk duhet të ishin fare në listë, as të hapur, as të mbyllur. E keqja nuk është jo formati me listë të hapur apo të mbyllur, por një veprim i mirë apo i keq. Vendimin e keq politik nuk ta rregullon dot sistemi, sikurse të mirin nuk ta prish dot sistemi. Personalisht jam për sistem të pastër mazhoritar. Kandidaturat janë kokë më kokë dhe njerëzit zgjedhin individin. Por debati me lista të hapura apo të mbyllura nuk ka të bëjë më cilësinë.
Skeptik është dhe për reformën në drejtësi dhe rezultatet e SPAK.
Kadilli: SPAK-u ka tre muaj që është formuar dhe si kemi thënë akoma “puna e mbarë”. Një çështje që pati e degdisi në Dibër, tjetrën e çon diku tjetër. Edhe vetë nuk është plotësuar akoma.