FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 14-të

Java e 14-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy takimet e fundit, Egnatia-Flamurtari dhe Vora-Vllaznia. Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-3.

Në portë është gardiani i Flamurtarit, Igor Aleksovski.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Emiljano Musta (AF Elbasani), André Teixeira Ferreira (Dinamo City), Dimitrios Chantakias (Flamurtari) dhe Albion Marku (Partizani).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë janë Eridon Qardaku (Dinamo City), Xhoele Macolli (Teuta) dhe Kevin Dalipi (Vora).

Swiss Digital Mobile Reklama

Treshja e repartit të avancuar është Dejvi Bregun (Dinamo City), Diego Contreras (Partizani) dhe Heiderber Ramírez (Flamurtari).

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Flamurtarit, Francesco Moriero. Skuadra vlonjate mundi kampionët e Egnatias në transfertë me rezultatin 1-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?