
Momente tensioni janë regjistruar para Kryeministrisë gjatë protestës së sotme.
Në pamjet e publikuara, disa protestues shihen teksa tërheqin zvarrë një person dhe më pas e lënë të shtrirë në shkallët e godinës së Kryeministrisë.
Ende nuk ka të dhëna të qarta për gjendjen e personit apo rrethanat e plota të incidentit.
Protesta vijon ndërsa në zonë ndodhen edhe forca të shumta policie.

