
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ligjin e ri për tubimet, duke theksuar se liria e protestës duhet të garantohet, por pa cenuar të drejtat e qytetarëve të tjerë.
Në mesazhin e tij, Balla nënvizon se dhuna nuk mund të justifikohet dhe se personat që nxisin apo shkaktojnë akte të dhunshme duhet të përballen me ligjin.
“Ligji i ri për tubimet do të garantojë lirinë e protestës, por dhuna dhe cenimi i të drejtave të qytetarëve të tjerë nuk mund të justifikohen. Kush bën thirrje apo krijon dhunë duhet të përballet me ligjin”, shprehet Balla.
