Kakavijë/Drejtori i Kufirit dhe zyrtari i policisë çeke vizitojnë Frontex
Drejtori i Departamentit të kufirit, Eduard Merkaj dhe zv/Presidenti i policisë çeke, Martin Vondrasec kanë inspektuar sot pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë të stacionuar 21 efektivë të Frontex.
Të dy drejtuesit vlerësuan ecurinë e deritanishme të goditjes së emigrimit të paligjshëm. 11 efektivë janë çekë ndaj Vindrasec ka vlerësuar këtë mision në mbrojtje të Europës. Merkaj tha se masat janë shtuar edhe ndaj shqiptarëve që tentojnë të kalojnë në kufi për të kërkuar azil.
Nga 1 janari deri më sot, 1000 shtetas shqiptar janë refuzuar të kalojnë kufirin. Sipas Merkaj këta shtetas nuk kanë përmbushur detyrimet për të kaluar kufirin. Ai apeloi qytetarët shqiptarë që të mos marrin iniciativa të tilla për azil. Në këtë pikë kufitare, gjatë periudhës 1 qershor deri më sot janë përpunuar në kufi 450 mijë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.