Kakavijë, kapen 41 klandestinë sirianë, mes tyre gra dhe fëmijë

Kapen 41 klandestinë sirianë në Kakavijë, mes tyre katër gra dhe tre fëmijë.

Ndalimi i tyre u bë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm nga njësiti i Policisë Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, poshtë fshatit Peshkëpi e Glinë.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.

Ata janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije ku janë trajtuar me ushqim dhe janë sistemuar në ambjente me ngrohje.

Ndërkaq vijon puna nga Specialistët e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër për rikthimin vullnetar të tyre.

SHKARKO APP