Kakavijë, ndalohen 39 klandestinë kishin destinacion vendet e BE

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës 39 klandestinë nga Siria dhe Sudani. Sipas policisë, ata janë ndaluar në shtratin e lumit Drino ku edhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata pa dokumente kishin hyrë në territorin shqiptar dhe kishin për qëllim Malin e Zi me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Uniformat blu theksojnë se më herët janë ndaluar edhe 38 persona të tjerë klandestinë nga disa nga vendet e treta. 

SHKARKO APP