Kakavijë, ndalohen 60 klandestinë, vinin nga Lindja e Mesme dhe Afrika

Rreth 60 klandestinë kaluan ilegalisht kufirin në Gjirokastër gjatë orëve të natës por u kapën nga policia. Ata vinin nga vendet e Lindjes së Mesme, më së shumti nga Siria, dhe Afrika dhe janë ndaluar në të gdhirë të ditës së sotme, nga policia kufitare e Kakavijës, në Gjirokastër. Klandestinët, sipas burimeve policore, u kapën në zonat pranë kufirit të gjelbër, teksa po ecnin në këmbë dhe pritet të rikthehen drejt Greqisë nga edhe kaluan kufirin për në Shqipëri. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?