Kakavijë, ndalohen 96 klandestinë, 25 shqiptarë pengohen të kalojnë në Greqi

Policia kufitare e Kapshticës ka shtuar kontrollet për të mos lejuar kalimin e qytetarëve që shkojnë në Greqi për arsye punësimi. Çdo ditë, policia kthen mbrapsht mbi 25 persona, me argumentin se nuk plotësojnë kushtet për të udhëtuar në Greqi apo vendet e tjera të hapësirës Shengen. Kontrollet janë shtuar gjithashtu edhe në pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Maqedoninë. Më herët kontrollet ishin fokusuar në kalimin e qytetarëve nga Porti i Durrësit. Fluksi i lartë, shumica prej të cilëve i drejtohen vendeve të BE-së, për azil apo punësim, ka alarmuar këto të fundit duke i bërë presion Shqipërisë.

Po sot në pikët kufitare të Kakavijës policia bllokoi me dhjetra emigrantë të huaj,q ë vinin nga vendet afrikane apo të Lindjes së Mesme.  Janë ndaluar 94 klandestinë  në kufi, mes tyre gra dhe fëmijë

Policia kufitare e Kakavijës njoftoi se ka ndaluar sërish gjatë orëve të natës 94 klandestinë që po përpiqeshin të kalonin kufirin për të arritur vendet perëndimore, duke i kthyer ata pas.

SHKARKO APP