Kalaja e Rozafës nuk e lëshon fronin, monumenti më i vizituar në vend
Rreth 252 mijë vizitorë janë regjistruar për periudhën janar-korrik në parqet arkeologjike në Shqipëri. Destinacioni më i vizituar është Parku Arkeologjik në Shkodër me afro 86 mijë vizitorë. Veç atraksioneve natyrore historisë dhe arkeologjisë, turistët e huaj kanë mundësinë të njihen edhe me kulturën e traditat shqiptare.
Parku i Butrintit është një tjetër atraksion interesant për pushuesit, vetëm për periudhën janar korrik është vizituar nga 84.742 vizitorë, ndërsa pas tij Parku Arkeologjik në Apoloni me mbi 68 mijë.
Turistët apo edhe vizitorët vendas, kanë mundësinë që veç natyrës së bukur në det, mal të shijojnë kulinarinë shqiptare dhe të njihen me historinë, monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike.