Kalendari turistik veror, Rama: Shqipëria në 2030 do jetë vend kampion i turizmit në këtë rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në promovimin e kalendarit turistik veror, deklaroi se shifrat e turistëve që kanë vizituar vendin gjatë muajve të parë të 2024 po rriten me ritme të shpejta.

Ai theksoi se Shqipëria ka hyrë në rrugën e transformimit, ndërsa objektivi kryesor shtoi Rama, është që Shqipëria brenda vitit 2030 të kthehet në “Evropën e Ballkanit” dhe në një kampione të turizmit në Ballkan.

“Një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju, sepse është një shifër tejet domethënës, e paimagjinueshëm deri jo shumë vite më parë, shumë kuptimplotë se çfarë po përpiqemi të bëjmë, por edhe orientuese për si do shkojmë më tej. Sitet arkeologjike, vetëm më 4 muaj e parë të këtij viti kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë parqet kombëtare janë vizituar rreth 800 mijë vizitorë, Këto janë shifra marramendëse po të kemi parasysh se nga jemi nisur. Gjithmonë e rëndësishme për ne është se ku duhet të shkojmë dhe për këtë kemi fiksuar majën e 2030, si një pikë, ku jo vetëm transformimi i vendit do të behët i pakthyeshëm, por kur Shqipëria do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit. Inteligjecë artificiale për vizitorët.

Rama listoi disa projekte infrastrukturore, të cilat do t’i japin frymëmarrje lëvizjes së turistëve nga jugu në veri .

“Shqipëria në 2030 do jetë vend kampion i turizmit në këtë rajon. Do jetë stabilizuar në “Champions League e Mesdheut”, por që do ketë të plotësuara të gjithë ata pjesë të mozaikut, që sot ende mungojnë. Duke u nisur nga infrastruktura, për të cilën ne po bëjmë një punë shumë intensive. Kemi një sezon të ri, që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që u vihen në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve, duke filluar nga Tuneli i Llogarasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjithë forcave politike gjatë fushatave elektorale, i cili këtë sezon do jetë i kalueshëm për ata që shkojnë në jug, duke vazhduar me rrugën e re Orikum-Dukat, që zbulon një pjesë tjetër të panjohur të trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, duke vazhduar me aksin Thumanë-Kashar, një aks i rëndësishëm dhe për vetë faktin se prurja e lartë e automjeteve nga veriu drejt Tiranës dhe më tutje drejt jugut, në sezonit turistik bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët”, tha ai.

Sipas kryeministrit, “platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA tashmë është kthyer në një udhërrëfyes jo vetëm të eventeve në destinacionet turistike të Shqipërisë, po edhe me shumë njësi shërbimin duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop”, me qëllim lehtësimin e qëndrimin e çdo turisti dhe vizitori në vendet e tyre të pushimit”.

SHKARKO APP