Kalimi i parregullt, Policia Rrugore nis gjobitjen e këmbësorëve

Policia rrugore ka nisur gjobitjen e këmbësorëve që kalojnë rrugën në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për aksidente.

Pamjet e publikuara tregojnë shërbimet e policisë që ndalojnë dhe gjobisin qytetarë të cilët nuk kalojnë rrugën në vijat e bardha, por në pjesë të tjera të saj duke ndërprerë lëvizjen e automjeteve. Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve kanë qenë në vlerën e 1 mijë lekëve.

Videot e publikuara nga policia, tregojnë se këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit i përkasin të gjitha moshave. Në vitin 2022 këmbësorët sipas statistikave kanë qenë shkaktarë të 50 për qind të aksidenteve të ndodhura në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?