Kallashnikovë në banesa, dy të arrestuar në Tiranë

Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automatikë kallashnikov në dy banesa të ndryshme dhe arrestoi poseduesit e tyre gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan dy automatikë dhe një sasi e madhe fishekësh në banesat e A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan dhe M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj, të cilët u arrestuan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?