“Kallashnikovi” zhduket nga ushtria shqiptare brenda 5 viteve, do zëvendësohet me M-14

Brenda 5 vjetëve automatiku i famshëm “Kallashnikov” nuk do jetë më pjesë e ushtrisë shqiptare.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Jeronim Bazo, në emisionin “Debati në Channel One”.

Ai tha se “Kallashnikovi do të zëvendësohet me automatikun M-14, një armë që e disponojnë disa vende anëtëre të NATO-s".

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë, pas afro 70 vjetësh, arma më e njohur dhe më e përdorur në ushtrinë shqiptare, e projektuar nga konstruktori rus Mikhail Kallashnikov, nuk do jetë më një armë zyrtare e forcave tona të armatosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, gjeneral Bazo komentoi edhe largimin nga ushtria të komandantit të forcave special, Dritan Demiraj.

Bazo e vlerësoi kontributin e tij në ushtri, por në të njëjtën kohë gjeneral Bazo tha se “ligji është më i rëndësishëm se çdo kontribut kur ai shkelet dhe në mënyrë të përsëritur.”/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?