Kallëzimi ndaj Veliajt për parkun, Llalla: Po e shqyrtojmë

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka folur në lidhje me kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për këndin e lojërave tek Parku i Liqenit.

Në një prononcim për median Llalla ka deklaruar se “aktualisht jemi në fazën e verifikimit të kallëzimit”. “Nëse gjejmë elementë të veprës penale, atëherë do të nisim hetimet”, ka thënë Llalla.

Kryeprokurori ka qenë në Lushnjë, ku ka prezantuar kreun e ri të prokurorisë. Prokurori Çlirim Shahini zëvendëson në këtë detyrë Arenc Çelën. Ky i fundit është emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

SHKARKO APP