Kalo: Politizimi s’i shërbeu përplasjes me armikun e padukshëm

Pandemia nga Covid-19 në Shqipëri po largohet të paktën përkohësisht. Mjeku infeksionist Tritan Kalo, përmes një postimi në rrjete sociale thotë se politika nuk ndihmoi bluzat e bardha në luftën, por ishin “stërkëmbësh” dhe pengues përgjatë përpjekjeve.

”Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër. Larg politizimit të punës plot përkushtim e profesionalizëm të qindra-mijëra mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjeksor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarëbotërore”, pandemisë së Covid-19. Politizimet e tejskajëshme kudo në botë përfshirë edhe vëndin tonë, jo vetëm që nuk i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjeksor. Koha do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona”, shkruan Kalo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?