Kaloi në Rinas, por u kap në Big Brother, detaje nga Liami. Përdori pasaportë…

Aventura e Liam Osmanit në ”Big Brother Albania Vip 3” zgjati më pak se 10 orë, pasi u arrestua si i dënuar për mashtrim. Ai ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane. Liam Osman nuk u kap nga sistemi TIMS kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019. Ngjarja e paprecedentë ndodhi një ditë më parë (3 mars), ku i dënuari për mashtrim Liam Osmani, u arrestuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

SHKARKO APP