Kalojnë vetingun dy gjyqtarë: Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi dhe prokurori Besnik Muçi
Dy gjyqtarë dhe një prokuror kaluan me sukses vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë edhe prokurorin Besnik Muçi.
Po gjatë kësaj dite komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.
“Ndihem më i lehtësuar dhe ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kalojnë këtë fazë. Proces i lodhshëm dhe i vështirë” u shpreh prokurori ne prononcimin per media pas vendimit.
Konfirmohet gjyqtarja Brunilda Kadi
Po ashtu u konfirmua në detyrë dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi. Por KPK vendosi transferimin e një ndër vendimeve të gjyqtares në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore
“Gjithashtu vendosi transferimin e çështjes civile të regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë me nr 9821/ 1649, datë 23 maj 2017 pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore” u shpreh kryesuesi Lulzim Hamitaj.
“U befasova nga pjesa e dytë e vendimit të KPK” u shpreh gjyqtarja pasi dëgjoi vendimin.
Trupi gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Roland Ilia relator, Fildes Shuli anëtare
Po sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja dhe për prokurorin pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besnik Muçi.





/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

