Kalon vetingun Drejtori i Hetimit Qendror në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi, kandidat për BKH

Konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, njëherësh kandidat për kreun e BKH.

Vendimi u dha mëngjesin e sotëm, nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Në përfundim të vendimit, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit rezultoi se z.Shkëmbi është i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.

Sipas këtij komisioni, Drejtori i Hetimit Qëndror ka deklarim të saktë të pasurisë, po ashtu edhe të formularit të pastërtisë së figurës dhe formimit profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?