Kam dhimbje koke dhe marrje mendsh, a kam koronavirus? Mjeku Pëllumb Pipero i jep përgjigjen epike qytetarit
Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” i është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve në lidhje me shqetësimet që ata kanë ndaj COVID-19.
Disa nga pyetjet që njerëzit i bënë mjekut Pipero i cili jep përgjigje të shkurtra, janë si më poshtë:
-Kam dhimbje koke dhe marrje mendsh, a kam koronavirus?
Më pyesni mua sa më dhemb koka. Merrni një paracetamol. Monitoro temperaturën.
Kam mamanë me bronshit, është më e rrezikuar nga koronavirusi?
Nëse është kronike është me rrezik.
Kam një problem me frymëmarrjen, 15 frymëmarrje në minutë, a është normale?
15 frymëmarrje në minut janë normale por mund të jetë ftohje muskulare.
Pas një operacioni për tiroidet kam një defekt tek kordat, kordat hapën 6-7 cm kur normalja është 3. A rrezikoj nga virusi?
Njëlloj si qytetarët e tjerë.