“Kam kaluar mbi 4 mijë dosje”, Altin Dumani para KLP: Shumë shpejt rezultate nga SPAK, jam mbrojtur 9 vite nga policia, por…
Kandidati për SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të pranishëm në mbledhje, pasi paraqiti planin e tij për drejtimin e këtij institucioni.
Duke vënë theksin te goditja e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, Dumani tha se ka kaluar mbi 4000 dosje të ndryshme, ndërsa për nëntë vite ka qenë nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit, për shkak të presioneve, të cilat sipas tij, nuk e kanë sprapsur dot.
Pyetje-Përgjigje:
Sander Beci: Jemi para ngritjes se nje strukture te re, e pa ngjashme me asnje tjeter ne sistemin e drejtesise. Pikat e forta dhe te dobta qe ia njhni veten ne raport me kandidate te tjere?
Dumani: Vleresoj max te dy koleget qe kandidojne. Besoj se pika ime e forte eshre exoerienca e pasur 20 vjecare ne luften kunder krimit te organizuar. Kam kaluar mbi 4000 dosje kur jam perballur me gjithe ngjarjet e mundshme ne gjithe territorit. Karriera ime eshte fokusuar ne luften kunder krimit organizuar, kam demonstruar kete, kam qene drejtues e Krimeve te Renda. Kam drejtuar grupe hetime duke arritur te zbardhim ceshtje te rendesishme. Cmoj punen ne grup dhe vleresoj mendimet dhe punen e kolegeve te mi. Kam organizuar shume agjensi zbatimi te ligjit per kuften kunder krimit te organizuar. Kembengullja ime per ti shkuar gjerave deri ne fund pavaresisht veshtiresive dhe ngarkesave. Kam qene 9 vjet i mbrojtur nga policia e shtetit por kam vazhduar pa u trembur nga presionet. Kam nje pike e dobet: menaxhimi i kokes deri aty ku harroj cdo gje tjeter dhe familjen per te permbushur misionin tim.
Ibrahimi: Si do te pajtoni ju detyra tuaj me kerkesat e publikut per transparence ne institucionin qe ju mund ta drejtoni?
Dumani: Ne vizionin tim kam shprehur mendimin tim per marrdhenjet me pjblikun, ne fq e SPAK do te kete nje aeksion ankesat nga publiku. Puna e SPAK dk te jete ne qender e vemëndjes se medias dhe publikun. Koordinatori per media do te qartesoje publikun per detyrat e SPAK
Dollapaj: Kam dy pyetje: momenti kur SPAK do te haset ne nje fluks te madh ceshtjesh, mendoni se do te kete nje skeme, renditje e prioriteteve per momentin e pare? Disa prej dosheve jane ne hetim, si do te jetë tipi dhe cilesine e hetimit te ri per keto?
Dumani: Pritet nje fluks te lart pune ne SPAK me nje nr te kufizuar prokuroresh. Kujdesi i pare eshte ngarkimi i panevojshme SPAK me ldnde te panevojshme per natyren e saj. Prioritetet do te ndahen sipas seksioneve: prokurore per hetim korrupsionit dhe prok per hetim te krimit te organizuar sipas specializimit te tyre. Gjithe stuktura te jete e specializuar dhe te bashkepunoje per nje qellim: perfaqesimi sa me plote te çështjes. Drejtuesi do te jete ne vijen e pare e hetimit, ne ceshtje sh te rendesishme, te veshtira, pa hequr dore nga drehtimi i institucionit.
Alfred Balla: Sa kohe do te duhet te vihet ne eficence kjo strukture? Kur do te kemi rezultate te para konkrete?
Dumani: Pritshmeria e publikut eshte e drejte. Plotesimi i adm e SPAK do te kerkoje kohen e nevojshme sepse ata do ti nenshtrohen vetingut. Por vleresoj se ky grup prokuroresh mund ta bejne ndryshimin. Shoh prokuroret te motivuar dhe rezultatet do te vijnë.
Besnik Cani: Mandati drejtuesit eshte 3 vjecar. Si do ta dorezoni pas ketyre viteve kete strukture?
Dumani: Une besoj fort se pas 3 vite ky vend do te kete nje strukture funksionale me rezultate te prekshme
Pyetje nga komuniteti nderkombetar: Drejtuesi i SPAK iu cakton dosje prokurorëve te SPAK sipas specializimeve te tyre. Si do ta ushtroni ju kete kompetence?
Dumani: Ne planin tim kam parashikuar kete menyre. Drejtuesi do te udhezoje shperndarjen e ceshtjes ne menyrd te barabarte, por sipas specializimit te prokurorit.
Nuk jam per te shmangur shortin, te gjithe jane te motivuar per te kryer detyren e tyre. Do te jem si roje per te pare permbushjen e detyrimeve, duke respektuar pavaresine e tyre. Une mendoj se pavaresia duket te lidhet me pergjeshmerine. Parimi eshte qe ceshtjet te ndahen me short per secili prokuror.
Michell Lacomy, OPDAT: Cila eshte menyra me e mire per te inkurajuar bashkepunimi midis prokuroreve te SPAK?
Dumani: Në kulturen time të drejtimit, ky ka qene qellimi im kryesor t’i bej prokuroret te ndihen pjese e ceshtjes ne cdo etape te saj. Vendimmarrja ime nuk ka qene kurre e gjykuar nga bashkepunetret e mi ne çështjen.