“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump sulmon sërish NATO-n: Të padobishëm!
Donald Trump u shfaq i entuziazmuar për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por edhe i tërbuar me NATO-n të cilin e quajti të padobishëm dhe tha se “nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”.
Lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit, Trump tha se ishte “një ditë e madhe dhe e ndritshme për botën”, pasi Ngushtica tani është “plotësisht e hapur dhe gati për biznes”.
Ai theksoi, megjithatë, se bllokada detare ndaj Iranit do të mbetet në fuqi të plotë “derisa marrëveshja jonë të jetë 100% i plotë”.
Trump tha gjithashtu se negociatat “duhet të ecin shumë shpejt dhe se shumica e pikave janë negociuar dhe rënë dakord tashmë”. Për këtë çështje, realiteti e përgënjeshtron narrativën e presidentit amerikan, pasi Teherani ka mohuar pretendimet e tij se pala iraniane ka rënë dakord për shumë nga pikat.
Por sigurisht, ai nuk harroi atë që presidenti pëlqen ta përsërisë herë pas here: “Unë kam përfunduar tetë luftëra dhe nëse shtojmë Iranin dhe Libanin, do të jenë 10 luftëra që kanë përfunduar.”
Ndërkohë, ai u nuk i kurseu sërish sulmet ndaj NATO-s. “Dhe tani që situata në Ngushticën e Hormuzit pothuajse ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse donim ndonjë ndihmë. Faleminderit shumë, NATO. U thashë atyre se do të doja ndihmën tuaj dy muaj më parë, por tani me të vërtetë nuk e dua më, sepse ata ishin plotësisht të padobishëm kur ne kishim nevojë për ta, megjithëse ne nuk ia kemi nevojën askujt”, tha Trump.
KOHA JONË SONDAZH

