Kamela nga Berati: Nuk shkoja tek gjyshja për t’i vjedhur 40 mijë euro!
Kamela Sh. 19-vjeçarja nga Berati që është arrestuar tashmë me akuzën e vjedhjes së 40 mijë eurove në shtëpinë e gjyshes së saj, nuk ka pranuar se i ka vjedhur paratë.
Paratë që daja i saj emigrant ia kishte dërguar së ëmës N. M. 74-vjeçare për t’ia ruajtur në shtëpi, një ditë të bukur paratë kanë “avulluar” dhe gjyshja ka ngritur gishtin e akuzën ndajs mbesës së saj. Sipas gjyshes, vetëm mbesa ka hyrë e ka dalë lirisht dhe ka pasur mundësi të kontrollojë sirtarët.
Gjykata e Beratit vendosi ta mbajë ën qeli, 19-vjeçaren, pas kallëzimit të gjyshes: “N uk ka qenë askush tjetër në shtëpinë time veç mbesës. Unë mendoja se ajo vinte që të më bënte qejfin dhe të më ndihmonte, por mesa duket hallin e paska pasur gjetkë. Ajo ka qenë në dijeni të parave dhe ndoshta këto ditë ka ardhur me qëllim që të mësonte se ku i kisha fshehur ato”, është shprehur në polici e moshuara.
Kamela nga ana e saj ka deklaruar se “nuk i kam vjedhur unë ato para. Hetoni dhe gjejeni kush i ka marrë. Unë kam shkuar te gjyshja për t’u kujdesur, por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të vidhja tek ajo”.
Policia i ka shtrirë tashmë hetimet në rrethin miqësor të vajzës së re, por edhe tek persona të tjerë që kanë pasur dijeni për paratë në shtëpi e që mund të kenë hyrë pa u pikasur në banesën e gruas së moshuar.

