Kamera e fshehtë/ Euro apo lekë do të numërojnë sonte zyrtarët e lartë?

Sonte mbrëma emisioni denoncues në Tv Klan, “Stop” do të sjellë për publikun një tjetër rast korruptiv. Burime të rezervuara nga redaksia e këtij emisioni thanë për lapsi.al, se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë të administratës shtetërore të cilët janë filmuar duke marrë rryshfet, në këmbim të shërbimeve për qytetarët.

Nuk dihet; lekë apo euro, janë paratë që do të shohim duke u numëruar sonte në kameran e fshehtë, por me siguri rasti i ri do të sjellë pasoja tek këta persona, ashtu si për inspektorët e IKMT-së, zyshat që rrihnin nxënësit apo dhe “menaxherja” që u premtonte kurorën e miss-it vajzave të reja, në këmbim të lekëve./Lapsi.al

SHKARKO APP