Kamëz, banorët në protestë përplasen me policinë

Protesta e banorëve të institutit Bujqësor  të Kamzës për mungesën e energjisë  përshkallëzoi në përplasje mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme.

Banorët janë pa energji prej gati 10 ditësh. Në shenjë proteste banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën, por janë penguar nga policia. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja. Mësohet se 3 persona janë shoqëruar deri tani në komisariat.

Gati 600 banorë të Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës janë pa energji elektrike.

Sipas tyre, është e pa pranueshme që OSHEE t’i dënojë në mënyrë kolektive, teksa nga ana tjetër matësat e energjisë elektrike ndodhen në hyrjen e çdo kati dhe jo në çdo familje.

Kjo është protesta e tretë që banorët e 8 godinave bëjnë.

Ngërçi institucional sipas banorëve është te Drejtoria e konviktit, e cila nuk denjon të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, duke arritur gjendja deri në këtë pikë.

Në dhjetor të vitit 2013 detyrimet e prapambetura të energjisë elekrike iu janë fshirë, por përsëri banorët e Institutit nuk kanë energjin , ndërsa në total nga viti 2014 e në vazhdim banorët janë debitorë ndaj OSHEE në vlerën 142 milion lekë.

SHKARKO APP