Kamëz, breshëri plumbash në drejtim të një “Audi”

Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër  – Haxhë”, në Kamëz.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C.

Nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?