Kamëz, Mziu inspekton punimet në investimet e reja të bashkisë për vitin 2016

Kryebashkaiku ndoqi nga afër investimet në rrugën “OSBE” në lagjen nr.4 në Kamëz, si dhe rrugën “Liria” të lagjes Frutikulturë në Zall Mner që po kryhen me financimin e bashkisë, investime që do të kenë impakt social për mijëra familje ku një pjesë e të cilave ushtrojnë dhe biznes përgjatë dy rrugëve

Edhe pse në muajin gusht ku pjesa më e madhe e shqiptarëve por dhe zyrtarëve qendor dhe vendor janë me pushime, në bashkinë Kamëz punohet madje me ritme të shpejta për të mbyllur sa më shpejt investimet e këtij viti të planifikuara në buxhet, të cilat do të kenë një impak të jashtëzakonshëm tek qytetarët. Kryebashkiaku Xhelal Mziu gjendet personalisht në krye të punëve dhe po inspekton punimet që po kryhen; një pjesë në përfundim dhe një pjesë tjetër sapo kanë nisur punimet.
Më konkretisht kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu ishte i pranishëm gjatë asfaltimit të rrugës OSBE, segmenti i dytë në lagjen 4 në Kamëz. Investimi i rrugës “OSBE” është një ndër investimet themelore që Bashkia Kamëz implementon në vitin 2016. Është investim ku përfitues janë mbi 1500 familje, të cilat jo vetëm kalojnë, por dhe ushtrojnë aktivitetet e ndryshme tregtare. Ky është një indeks tërësisht me rezultatet që do të japi ky investim për çdo familje që përshkon çdo ditë këtë itinerar. Rruga OSBE për specifikën që mbart ky segment prej 1000ml me një gjerësi asfalti prej 6 m ka qenë një segment përpara disa vitesh me shumë problematika infrastrukture, ku lidhej me një kolektor të ujërave të larta dhe veç kësaj ka qënë një vatër infeksioni, ku grumbulloheshin mbeturina pa fund. Sot jo vetëm që është disiplinuar kolektori duke vendosur për gjithë gjatësinë e tij tuba me diametër 2000 Ø, por është shoqëruar dhe me shtrimin me stabilizant me bazë të qëndrueshme dhe vendosja e një shtrese të asfaltuar brenda elementëve të projekt duke marrë tërësish fondin e planifikuar për këtë rrugë. Rruga OSBE shënon një jetë ndryshe për të gjithë qytetarët e Lagjes nr.4 të qytetit të cilët janë mjaft të kënaqur me përmbushjen e premtimeve që z. Mziu ka dhënë për të gjithë qytetarët e Bashkisë Kamëz. Investimi vazhdon të mbetet tërësisht me fondet e Bashkisë Kamëz dhe mbetet për tu mbështetur me hallka të tjera siç janë trotuaret, shtyllat e ndriçimit dhe vendosja e pemëve dekorative.
Një tjetër investim themelor me fondet e Bashkisë Kamëz është dhe investimi që po kryhet këto ditë në rrugën “Liria”, te segmenti kryqëzimi i shkollës 9-vjeçare ‘‘Hillary Clinton’’, lagja Frutikulturë një gjatësi prej 980 ml. I pranishëm gjatë fillimit të punimeve ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Kamëz z. Xhelal Mziu. Ky segment rrugor ka një infrastrukturë të ndërthurur me përmbajtje të të gjithave elementëve të infrastrukturës rrugore të domosdoshme për çdo subjekt apo familje. Investim shënon hapat e para të saj siç janë hapja e kanaleve për shtrimin e ujërave të bardha dhe të zeza me ndarje të veçanta, me tubacione të përshtatshme për funksionin si dhe vendosja e ndërsjellët me sistemin e tubacionit të ujit të pijshëm te marrë në investim nga KfË e cila po bashkërendon punën me firmën zbatuese të këtij projekti duke harmonizuar zërat e punimeve për të qënë në sinkron me investimet.

Baza e rrugës është 16 ml, ku nga kjo bazë tërësore nga 2.5 metra në të dyja krahët e rrugës do të vendosen trotuare me gjerësi 2.5ml. Gjerësia e asfaltit do të jetë 10 ml dhe shoqëruar me kuneta. Ky segment do të jetë i ndriçuar si dhe i gjelbëruar në të gjithë gjatësinë e investimit. Në këtë investim janë përfitues me qindra familje të lagjes Frutikulturë, Zall-Mner si dhe komunikimi me të gjitha rrugët e tjera të lagjeve të përafërta me të. Investimi kap një vlerë të konsiderueshme financiare, e gjitha vlerë me financimin e Bashkisë Kamëz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?