Kamëz, si ndodhi plagosja në supermarket (VIDEO)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Yr9QyUK2dCg” width=”560″ height=”315″]

Një ditë pas plagosjes së një punëtoreje në një supermarket në Kamëz policia ka zbardhur dinamiken e krimit.

Pamjet e kamerave te sigurisë dhe dëshmitë tregojnë se agresori, pasi u fut në ambientet e dyqanit, nuk kërkoi para, por qëlloi direkt me armë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori ka qenë i maskuar dhe me armë automatike në dorë, ndërkohë që ka qëlluar dy herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ikje e sipër ai kthehet sërish qëllon jashtë ambienteve të marketit dhe më pas futet në biznes.

Aty ai ka qëlluar dhe 1 herë, tjetër moment në të cilin u plagos punëtorja, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë nga këqyrja e kamerave të sigurisë agresori shfaqte veprime të çrregullta, ndërkohë që dyshohet se veprimet e tij mund të jenë dhe emocionale.

Sipas policisë ende nuk dihet nëse qëllimi ka qenë grabitja e xhiros ditore, ndërkohë që atentatori më pas u ndihmua nga një person tjetër duke u larguar me motor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?