Kamionët grevë në 4 shtete, bllokohet për 3 ditë kalimi në pikat kufitare

Autoritetet doganore shqiptare njoftojnë se nga nesër deri më 16 prill, do të ketë një ndalim përkohshëm të qarkullimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në akset rrugore që të çojnë nga Shqipëria drejt pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shkak është lajmërimi për një grevë 72-orëshe nga shoqatat e kamionistëve të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, protestë e cila nis në ora 09:30. Për të shmangur bllokimin e këtyre rrugëve drejt pikave kufitare dhe incidentet, autoritetet nuk do të ndalojnë qarkullimin e kamionëve të transportit ndërkufitar deri në përfundim të protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?