Kamioni përplaset me motomjetin në Tiranë,humb jetën drejtuesi, plagoset edhe një punonjës policie

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat. Një 61-vjeçar i cili po lëvizte me motoçikletë është përplasur nga një kamion. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Y. Dedja ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?