Kamioni vë përpara kalimtarët në Britani, të paktën 6 të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur në një aksident automobilistik, pas përplasjes së një kamioni me disa kalimtarë në qendër të qytetit skocez të Glasgout.

Duke folur për “BBC”, burime të policisë thanë se kamioni ishte përplasur me një kalimtar, para se të rrëshqiste dhe të përplaste edhe një numër të tjerësh. Aksidenti ndodhi në sheshin “George” përpara Hotel Millennium.

 

"The Huffington Post" shkruan se numri i të vdekurve mendohet të jetë gjashtë, ndërsa sipas "BBC", policia nuk e ka konfirmuar ende numrin e saktë të të vdekurve, por dyshon se të paktën shtatë persona janë plagosur rëndë. Edhe shoferi i kamionit është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

 

SHKARKO APP