Kamionistët e Malit të Zi në protestë, kufizohet për 48 orë qarkullimi në Hanin e Hotit

Qarkullimi i automjeteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit do të kufizohet për 48 orë duke nisur nga e hëna, 26 janar.

Në një njoftim të policisë kufitare bëhet me dije se shkak është protesta e kamionistëve në Malin e Zi që do të nisë më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës. Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve. Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme”, bën me dije policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Euronews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?