FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampe verore në kopshtet publike, Bashkia Elbasan sjell një verë aktive për fëmijët

Vera në Elbasan do të jetë edhe këtë vit e mbushur me ngjyra, lojëra dhe aktivitete për fëmijët. Bashkia
Elbasan ka nisur përgatitjet për organizimin e kampeve verore në kopshtet publike, duke u ofruar vogëlushëve një program të pasur argëtues dhe edukues gjatë muajve të verës.

Duke nisur nga java e dytë e korrikut, fëmijët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme rekreative, lojëra në grup, pikturë, muzikë, kërcim, punë krijuese dhe aktivitete sociale të udhëhequra nga animatorë.

Programi synon të nxisë krijimtarinë, bashkëpunimin, zhvillimin social dhe një stil jetese të shëndetshëm përmes lojës dhe aktivitetit fizik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoresha e Përgjithshme e Kujdesit Social, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, në bashkinë Elbasan Dorina Rroseni, theksoi se edhe këtë vit kopshtet publike do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë sezonit veror, duke u ardhur në ndihmë prindërve të angazhuar në punë, ndërsa fëmijëve do t’u ofrohet një program i pasur me aktivitete argëtuese, edukative dhe sociale në një mjedis të sigurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampeve verore u është kushtuar një vëmendje e veçantë, me synimin që fëmijët të kalojnë një verë aktive, të krijojnë miqësi të reja, të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe të shijojnë një atmosferë plot energji pozitive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?