Kampet në Gjadër të Lezhës të kthehen në burgje, të strehohen 2000 shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka bërë një propozim lidhur me qendrat e emigrantëve të ngritura në Shqipëri, nga marrëveshja mes dy kryeministreve Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Postimi i plotë:
Opozita duhet të bëjë propozime, nuk mundet thjesht të kritikojë. Ndaj dua të bëj pjesën time për qendrën e emigrantëve në Shqipëri. Meloni po shpenzon rreth 1 bilion euro në një projekt që nuk qëndron. Ajo qendër emigrantësh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë, paratë janë shpënzuar. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në qendrën e emigrantëve rreth 2000 të dënuar shqiptarë që sot janë në burgjet italiane. E mbyllim kështu superdështimin. Reduktojmë kostot dhe të mos mbajmë më karabinierë dhe policë në Shqipëri, duhen në Itali. Këta agjentë duhen në rrugët tona. Të transforojmë qendrën e emigrantëve në burg për të dënuarit shqiptarë dhe këtë ta bëjmë menjëherë