Kampi për refugjatët, Hila: Shqipëria po përdoret si argument, e majta italiane s’ka probleme me Ramën

Për marrëveshjen që do të sjellë refugjatë në Shëngjin, analisti i njohur Dritan Hila thotë se Shqipëria po përdoret si argument për marrëveshjen me Italinë. I ftuar në emisionin ”Open”, Hila tha se nuk ka asnjë problem Rama me të majtën italiane.

”Pala italiane, vazhduesi i Qinque Stelle e ka kundërshtuar. Janë 17 mijë refugjatë që kanë arritur këtë vit në Itali. Një nga premtimet e Melonit ishte se do të frenonte emigrantët.

Meloni ka gjetur ndoshta një pikë shfryrje për momentin sa të kalojë situatën e vështirë në pushtet, pasi opozita e akuzon. Ajo po paraqitet ta paraqesë si sukses. Shqipëria po përdoret si argument, por nuk mendoj se ka problem Ramën e majta italiane”, tha Hila.

SHKARKO APP