”Kanabis për arsye mjekësore”, reagimi i fortë Tahirit për deklaratën e Ramës: Do e bëj Shqipërinë skëterrë!

Kryeministri, Edi Rama së fundmi u shpreh se qeveria e tij ka një vit që është duke punuar për legalizimin kultivimit të kanabisit në vendin tonë, për arsye mjekësore.

Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë reagime të shumta. Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe ish-zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Ajo tha:

Shumë politikanë u bënë ma doktor se doktorat në këtë kohe pandemie. Mirëpo ma doktori u bë Edi Rama, i cili po tenton ta shpall kanabisin si bima mjekasore par ta kultivuar në Shqipari. A nuk pa bota mjaft tragjedi nga droga, pandemia aktuale.

Tahiri më tej ka thënë se Rama në vend që ta bëjë Shqipërinë në një perlë të turizmit detar, rrezikon ta shëndrrojë në një skëterre të kanabisit-

E më pas ka shtuar:

Në vend që Shqipëria të bëhet një perlë e turizmit detar, do rrezikojë të shëndrrohet në sketerrë te kanabisit. Vizion i mbrapsht.

Sjellim në kujtesë se kreu i qeverisë Rama deklaroi se pas një viti punë për pak kohë do të jetë gati drafti për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, në vendin tonë.

SHKARKO APP