Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kanabisi në repart, Gramoz Mullai: Zbulimi u bë që në gusht! Njoftova kolonelin pa procesverbal

Aktualitet E diel, 13 Gusht 2023 17:07
Kanabisi në repart, Gramoz Mullai: Zbulimi u bë që në gusht! Njoftova kolonelin pa procesverbal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shefi i zbulimit në repartin e Zall Herrit, i arrestuar bashkë me dy ushtarakë të tjerë për 125 bimët me kanabis të zbuluara aty më 4 gusht, pretendon se ka qenë ai që ka zbuluar bimët narkotike që në muajin korrik. Në dëshminë e cituar në dosje, Gramoz Mullai pretendon se ka vënë në dijeni kolonelin, porse nuk ka mbajtur dokumentacion për cenimin e sigurisë brenda repartit. Tre ushtarakët kanë apeluar masën e arrestit duke kërkuar lirimin në apel.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Njëri prej tre ushtarakëve të akuzuar për 125 bimët narkotike të gjetura brenda repartit të Zall Herrit, ka pretenduar se ka qenë vetë personeli i forcave të armatosura që ka zbuluar kanabisin. Gramoz Mullai, shef i zbulimit për repartin 1060 ka thënë se kishte marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara përgjatë vitit 2023 në territorin ushtarak.

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 8 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 9 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 9 orësh

Ai shprehet se kontrollin e fundit në Repart e ka ushtruar më datat 10 dhe 11 korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Dëshmia e Mullait, citohet në faqen 7 të materialit prej 10 faqesh që prokuroria ka paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ushtarakëve, Rustem Koçi, Gentian Zhurda, Gramoz Mullai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ku ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

Sipas dëshmisë së ushtarakut, zonat që kontrolloheshin përcaktoheshin në bazë të zonave të riskut ku me rrezikshmëri më të madhe ishin vendet ku kishte ujë dhe vende të kamufluara sikurse ishte zona e pyllëzuar. Mullai ka theksuar se ka kryer një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalet përkatës. Vartësit e tij Kapiteni Rustem Koçi dhe Rreshter Gentian Zhurda, kishin konstatuar cenim të rrethimit të repartit, në shumë pjesë të tij. Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mangësisë së efektivit.

Megjithëse në kërkesën e prokurorisë për gjykatën theksohet se ushtaraku ka pretenduar zbulimin e kanabisit në korrik, aty nuk shpjegohet nëse ai ka njoftuar eprorët apo institucionet e tjera përgjegjëse për këtë fakt. Për këtë konstatim, Gramoz Mullai ka pretenduar se ia ka komunikuar me gojë kolonel Petrit Dajlanit, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit.

Në ndryshim nga dëshmia e Mullait, personat e tjerë të punësuar në repartin ushtarak kanë pohuar ose se nuk kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit aty, ose se nuk kanë pasur dijeni për bimët narkotike. Policia e shtetit ka deklaruar se kanabisi u zbulua nga monitorimi me dron në datën 4 gusht 2023. /Report Tv/

Etiketat e lidhura

kanabis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.