Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kancelari gjerman Friedrich Merz për DW: U përpoqa bindi Trumpin se ai ishte personi kyç për të përfunduar luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Aktualitet E premte, 6 Qershor 2025 09:23
Kancelari gjerman Friedrich Merz për DW: U përpoqa bindi Trumpin se ai ishte personi kyç për të përfunduar luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin se ai ishte personi kyç për të përfunduar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deutsche Welle: Kancelari gjerman Friedrich Merz është me ne tani. Po vini direkt nga takimi juaj i parë personal me Donald Trump. Duket se krijuat një marrëdhënie të mirë atje, por kishit gjithashtu një takim më të detajuar me të. A arritët ndonjë angazhim konkret për Ukrainën pas kujtimit tuaj se Shtetet e Bashkuara janë ato që bëjnë ndryshimin për këtë çështje?

Mund t'ju interesojë

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Para 14 minutash
Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 1 ore
Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit ...

Para 1 ore

Friedrich Merz: Në të vërtetë, ne folëm intensivisht për disa çështje. Një prej tyre ishte Ukraina dhe kjo luftë e tmerrshme nga Rusia kundër Ukrainës. Folëm për tregtinë, për tarifat. Nuk ishte pritshmëria ime që presidenti të merrte sot një vendim të ri. Por argumentova dhe përpiqem ta bind atë që tani kemi detyrimin të ushtrojmë më shumë presion ndaj Rusisë për të përfunduar këtë luftë. Por, nga ana tjetër, e di që kjo është një çështje shumë e komplikuar. Edhe këtu në SHBA, kemi këtë debat të fortë në Senat. Jam optimist, por nuk jam aq optimist sa të parashikoj që do të ndryshojë brenda natës diçka në territorin e Ukrainës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kancelari Friedrich Merz flet me Michaela Küfner pas takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.Fotografi: DW

Donald Trump gjithashtu tha se mund të humbasë durimin me Rusinë dhe Ukrainën dhe se do të ishte i gatshëm të godiste ashpër të dyja. Sipas mendimit tuaj, sa afër është ai të humbasë durimin për Ukrainën?

Ai po sheh që nismat e tij të javëve të fundit nuk patën sukses dhe se presidenti Putin duket se nuk është i gatshëm të ndalë këtë luftë. Kjo ndodh pavarësisht bisedës shumë të gjatë telefonike që kishin pasur dje. Pra, ne po flasim për instrumente, për atë që mund të bëjmë së bashku, Bashkimi Evropian me Gjermaninë dhe SHBA nga kjo anë e Atlantikut. Nuk kam një përgjigje sot, por jam i sigurt që ai po mendon se çfarë mund të bëjë më shumë. Dhe ia kujtova se SHBA gjithmonë ka luajtur rolin global për të ushtruar presion ndaj atyre që janë në luftë. Dhe nesër është 6 qershori, i njohur si Dita D, kur amerikanët pushtuan Evropën në vitin 1944 për të ndaluar luftën në Evropë. Kjo mund të jetë një situatë historike e ngjashme, jo me veprime ushtarake, por me presion ndaj Rusisë për të ndaluar këtë luftë.

Tregtia ishte një tjetër temë e rëndësishme. Ai vazhdoi të thotë se i pëlqejnë tarifat, edhe pse shumë pak të tjerë mendojnë kështu. Sa afër është ai që të ndiejë presionin se tarifat mund të dëmtojnë edhe Shtetet e Bashkuara?

Po punojmë brenda një afati shumë të ngushtë kohor. Do të dëshironim të arrinim një marrëveshje brenda javëve të ardhshme. Akoma kemi pak kohë deri në fillim të korrikut, që është afati që ka vendosur qeveria amerikane. Është një çështje që nuk është vetëm në dorën e palës gjermane për t’u zgjidhur: ne duhet ta koordinojmë brenda Bashkimit Evropian. Po e bëjmë këtë. Do të kthehem në Evropë dhe do të flas me kolegët e mi evropianë për këtë temë. Do të bëjmë propozime për të kaluar këtë situatë. Tarifat e larta nuk janë në interesin tonë. Dhe do të përpiqem të bind qeverinë amerikane, veçanërisht presidentin, që duhet të arrijmë një zgjidhje. Por do të marrë kohë.

Si do ta matni nëse ky takim bëri një ndryshim të vërtetë?

Do ta mat këtë me takime dhe telefonata të tjera të rregullta dhe me koncesione nga të dyja anët dhe gatishmërinë për të arritur një marrëveshje. Dhe kjo është ajo që mora nga dita e sotme: Ai është vërtet i gatshëm të arrijë një marrëveshje për tregtinë dhe nëse mund ta arrijmë atë brenda një periudhe të afërt, do të arrinim shumë më tepër se qeveritë e mëparshme nga të dyja anët e Atlantikut. Pra, kjo është një mundësi e madhe.

Kancelari gjerman Friedrich Merz (majtas, CDU) i dorëzon Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, certifikatën e lindjes së gjyshit të tij nga ana e babait, gjatë takimit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Ky ishte takimi i parë midis të dy politikanëve që nga fillimi i mandatit të Trump dhe Merz.Fotografi: Evan Vucci/AP Photo/dpa/picture alliance

Ju keni të njëjtin emër, Friedrich, si gjyshi i presidentit Trump, dhe i dhatë atij një kopje të certifikatës së lindjes së tij. Pra, a mund të thuhet se ky është fillimi i një miqësie të re?

Jo, është një bashkëpunim shumë i ngushtë. Ne u takuam për herë të parë sot, në funksionet tona si liderë, dhe shpresoj që do të jemi në gjendje të bashkëpunojmë ngushtë, hapur dhe si kolegë të mirë nga të dyja anët e Atlantikut.

DW/ Michaela Küfner nga Uashingtoni

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 14 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 33 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.