Kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshton ndalimin e partisë së ekstremit të djathtë AfD

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se kundërshtonte ndalimin e partisë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë.

Ai tha se shërbimet sekrete vendase duhen të vazhdonin të monitoronin partinë dhe të mblidhnin materiale, por paralajmëroi se autoritetet duhet të jenë “shumë të kujdesshme me një procedurë ndalimi”.

“Gjëja më e keqe do të ishte një procedurë për të cilën ju aplikoni, e cila zgjat disa vjet (…) dhe më pas mund të shkojë keq në fund”, tha Scholz në një takim elektoral në qytetin e Potsdamit, afër Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit gjerman, parlamenti ose qeveria mund të aplikojnë në Gjykatën Kushtetuese Federale për ndalimin e një partie të caktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fillim të këtij muaji, një grup prej më shumë se 100 ligjvënësish nga parti të ndryshme në Bundestag paraqitën një kërkesë për një procedurë ndalimi.

Mbetet për t’u parë nëse masa mund të fitojë shumicën.

Së fundmi, 17 ekspertë të së drejtës kushtetuese u shkruan komisioneve të punëve të brendshme dhe ligjore të Bundestagut, duke shprehur mendimin se një procedurë ndalimi do të kishte një shans për sukses./  a.jor. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?