Kanceri i gjirit, 4000 shqiptare vuajnë nga kjo sëmundje

Kanceri i Gjirit vijon të jetë një ndër tumoret më të përhapura në vendin tonë. Numri në total i të prekurave nga ky tumor është 4000, ndërsa për këtë vit janë shënuar 600 raste të reja. Shkaqet lidhen me stresin, depresionin, obezitetin dhe mënyrën e të ushqyerit.

Muaji tetor është muaji i sensibilizimit kundër tumorit ndaj mjekët rekomandojnë zonjat të kryejnë më mënyrë periodike mamografi për të diganostikuar më herët kancerin.

“Është e vështirë të vendoset diagnoza e kancerit të gjirit menjëherë pranë mjekut të familjes, por një shqetësim i vogël, një ndryshim në përmasat e gjirit në ngjyrën, në kosnistencën, apo ashpërsinë e pjesëve të caktuara të gjirit të tyre do ti bënte të kërkonin një këshillë pranë mjekut të familjes”, pohon Altin Ylli, shefi i sëmundjeve kronike në  ISHP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse keni këto simptoma, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun e familjes ose mjekë specialiste pasi ekziton rreziku të jeni të prekura nga kanceri i gjirit. Referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në vendin tonë ka 4000 të prekura nga ky tumor, mesatarisht 600 zonja në një vit janë diagonostikuar me kancerin e gjirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga shifrat e bazuara në qendrat shëndetësore vërejmë që është kanceri më i përhapur. Janë 4 mijë raste në popullatë dhe sa vjen dhe shtohen. Edhe spitalet e kanë ndjerë peshën e problemeve shëndetësore.

Shkaqet lidhen me stresin, mënyrën e të ushqyetit, jetën sedentare, obezitetin.  Muajin tetor është muaji i sensibilizimit nga ky tumor, ndaj shefi i sëmundjeve kronike në  ISHP Alban Ylli apelon zonjat kryesisht ato mbi 40 vjec të kryejnë mamografi.

Nuk mund të bëjmë shumë për parandalimin parësor të kacerit të gjirit. Nëse do të bënim një jetë më të shëndetshme, psh mos pihet pije alkoolike, do ta ulnim rriskun por përgjithësisht programet e kontrollit të gjirit bazohen në kapjen e hershme. Pra jemi të detyruar të kërkojmë ndihmën e mjekut”, shton Ylli.

Në zonat më të thella ku nuk ka mundësi për kryerjen e ekaminimeve, ishp ka vendosur mamografi të lëvizshme. Po parvarësisht këtyre nismave, ka ende një numër të lartë të zonjave që janë të pasensibilizuara për sëmundjet tumorale të cilat paraqiten tek mjeku në stadin e avancuar ku mundësia e kurimi është minimale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?