Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kanceri i gjirit, ministrja Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi 345 mijë përfituese

Aktualitet E hënë, 2 Nëntor 2026 18:30
Kanceri i gjirit, ministrja Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi 345 mijë përfituese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në përmbyllje të fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, e shoqëruar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, dhe Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, zhvilloi një takim me vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura, me fokus rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kontrolleve periodike.

Ministrja Spahiu theksoi se prioriteti është që kontrolli të mos mbetet një mesazh sensibilizues, por të kthehet në një mundësi reale dhe të vazhdueshme për çdo grua. Për këtë arsye, programi i depistimit të kancerit të gjirit është zgjeruar, duke përfshirë tashmë grupmoshën 45-65 vjeç, nga 50-60 vjeç që ishte më parë. Kjo do të thotë më shumë gra të përfshira në kontrolle dhe më shumë mundësi për diagnostikim në kohë. “Ne kemi zgjeruar grupmoshën e depistimit nga 50–60 në 45–65 vjeç, duke synuar të përfshijmë në këtë program më shumë se 345 mijë gra. Depistimi do të vijojë gjatë gjithë vitit, përmes strukturave spitalore dhe njësive të lëvizshme. Sepse diagnostikimi i hershëm mund të bëjë diferencën mes një sëmundjeje të zbuluar në kohë dhe një rreziku shumë më të madh për jetën”, u shpreh ministrja Spahiu.

Ajo nënvizoi se politikat e shëndetësisë duhet të orientohen gjithnjë e më shumë drejt parandalimit, duke e vendosur qytetarin dhe nevojat e tij në qendër të sistemit. Në këtë drejtim, edhe projektbuxheti i vitit 2027 mbështet forcimin e programeve parandaluese, investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe zgjerimin e aksesit në shërbime cilësore. Ministrja bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për një angazhim të përbashkët që gratë të mos e shtyjnë kontrollin e tyre shëndetësor, duke e konsideruar atë një përgjegjësi ndaj vetes dhe familjes.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 38 minutash
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 7 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana e saj, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, vlerësoi angazhimin e vajzave dhe grave të Forcave të Armatosura në aktivitetet ndërgjegjësuese, duke theksuar se kujdesi për shëndetin e gruas duhet të jetë pjesë e vëmendjes sonë çdo ditë të vitit. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, u ndal te rëndësia e një qasjeje gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit të gruas, duke rikujtuar se krahas depistimit të kancerit të gjirit, gratë kanë mundësi të kryejnë edhe testimin për HPV, për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës, pranë qendrave shëndetësore ku janë të regjistruara. Gjatë periudhës janar–tetor 2026 janë kryer në të gjithë vendin 13,948 ekzaminime mamografike, nga të cilat 5,275 vetëm gjatë muajit tetor. Këto shifra tregojnë rëndësinë e fushatave ndërgjegjësuese, por edhe nevojën që kontrollet të vijojnë me të njëjtin intensitet gjatë gjithë vitit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

gratë e Forcave të Armatosura
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 19 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 38 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.