Kandidat për drejtor i Policisë, Pëllumb Seferi me ftesë të FBI merr pjesë në samitin me rëndësi
Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi nga data 9 -11 mars 2026 mori pjesë në samitin e liderëva të Shoqatës së Studentëve të Akademisë Kombëtare të FBI.
Samiti ndërkombetar është një takim vjetor i dhe shumë i rëndësishëm, në të cilin marrin pjesë drejtues të Përfaqësive të FBI nga e gjithë bota. Në samit morën pjesë përfqësues nga akademia, FBI dhe presidentët për gjithë shtetet e gjithë shteteve, brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Azisë, Afrikës, Australisë dhe Europës.
Pëllumb Seferi ishte i pranishëm në cilësinë e Presidentit të Shoqatës së Studentëve të FBI për Europën. Në Tiranë pritet që në muajin shtator të organizohet takimi vjetor në nivel europian, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë edhe nga akademia FBI, qendra FBI dhe përfaqësues të tjerë përtej Europës.
Vizita e Seferit në SHBA koincidon vetëm pak ditë pas hapjes se garës për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku Seferi është një nga kandidatët potencialë dhe konsiderohet si figura më e pastër në polici dhe i preferuari i ndërkombëtarëve.
KOHA JONË SONDAZH

