Kandidat për zv/president, Tim Walz: Është nder jete të bashkohesh me Kamala Harris në këtë fushatë

Tim Walz, kandidati për zv/president, i përzgjedhur nga demokratja Kamala Harris, ka bërë reagimin e parë. Ai është shprehur i nderuar që do t’i bashkohet Harris në këtë fushatë për Shtëpinë e Bardhë. ”Është nder jete të bashkohesh me Kamala Harris në këtë fushatë”. Walz shton se Harris po na tregon politikën së “çfarë është e mundur”. ”Më kujton pak ditën e parë të shkollës. Pra, le ta bëjmë këtë, njerëz! Bashkohu me ne”, ka shkruar ai. Kamala Harris zgjodhi Tim Walz si kandidat të saj për postin e zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale, ku pretendent ishte dhe Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro.

 

SHKARKO APP