Kandidatë për Bashkinë e Kukësit, Gjici: Vëmendja te zhvillimi social-ekonomik
Safet Gjici është i përzgjedhuri i Partisë Socialistë për të kandiduar për Bashkinë e Kukësit. Në një postim në profilin e tij Gjici, pasi falënderon bashkëpunëtoret, premton zhvillim social-ekonomik për Kukësin që duhet thënë ka ngelur rajoni me shkallën e varfërisë më të lartën në vend.
Postimi i plotë:
Partia Socialiste E Shqipërisë zyrtarizoi këtë të shtunë listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Pjesë e kësaj gare, për Kukësin, u zyrtarizua dhe kandidatura ime.
Falënderoj të gjithë ata që më uruan, ndërsa shpreh mirënjohjen për këdo, duke u ndjerë i vlerësuar për mundësinë që mu dha, për të realizuar shumë gjëra për Kukësin tonë.
Miqtë e mi,
Në këtë sfidë, ashtu si në shumë të tjera që kam pasur, nuk kam qenë vetëm.
Ju më keni mbështetur gjithmonë, pasi keni besuar tek unë, për të vetmin qëllim: Kukësi të arrijë aty ku duhet dhe e ardhmja e tij të jetë ndryshe.
Bashkë do ia dalim që Kukësin ta rikthejmë në një rajon me zhvillim ekonomik-social, pasi të gjithë kemi një synim: Kukësi për të gjithë e për gjithçka!
KOHA JONË SONDAZH

