Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kandidatët e mundshëm nga PS dhe PD për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Aktualitet E hënë, 24 Tetor 2022 19:12
Kandidatët e mundshëm nga PS dhe PD për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Roland Qafoku

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Erion Veliaj në Tiranë, Emiriana Sako në Durrës, Flamur Golemi në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat, Alma Hoxha në Përmet, janë disa nga emrat e konfirmuar për PS. Ilir Alimehmeti në Tiranë, Ardian Muka në Durrës, Asllan Dogjani në Kamëz, janë disa emra që do garojnë për PD. Cilët janë kandidatët e mundshëm të dy partive të mëdha që do garojnë për zgjedhjet lokale të pranverës 2023 dhe cilët janë kryebashkiakët aktualë të përjashtuar nga kjo garë?

Mund t'ju interesojë

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 3 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 4 orësh
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit nga burgu

Para 4 orësh

KANDIDATËT E TIRANËS

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kush fiton Tiranën, është edhe fituesi i zgjedhjet lokale. Partia Socialiste duket se e ka konfirmuar Erion Veliajn për të kandiduar për një mandat të tretë. Në fakt emri i tij nuk vihej fare në diskutim përveç atyre në PS që ëndërrojnë të jenë vete në krye të bashkisë më të madhe në vend dhe atyre në opozitë që herë e shikojnë Veliajn si targetin e tyre kryesor dhe herë e shpërfillin duke nënkuptuar se vetëm kështu e kanë të sigurt fitoren ndaj tij. Por Veliaj tashmë ka rritur kreditet e tij politike në PS dhe emri i tij si kandidat zyrtar nuk vihet fare në mëdyshje.

Ai tashmë pret vetëm të hartojë strategjinë e vetë për garën si stafin e ngushtë që do organizojë fushatën. Dhe ai zotëron jo pak avantazhe përballë çdo kandidati të PD pavarësisht se strategjikisht batareja e sulmeve të opozitës ndaj Veliajt në shumë raste ia kalon edhe vetë Edi Ramës. Një fitore e tretë e tij në krye të bashkisë do ta barazonte për numrin e mandateve të fituara me ish-kryebashkiakun Edi Rama. Kjo do t’i jepte atij edhe më shumë fuqi politike dhe më kryesorja Erion Veliaj do bëhej njëkohësisht një kandidat i padiskutueshëm si pasardhës i Edi Ramës në krye të PS. Kjo tashmë nuk është vetëm një dëshirë dhe ëndërr, por një realitet dhe të gjitha gjasat janë që Partia Socialiste të shkojë drejt këtij skenari.

Problemi për garën e Tiranës është cilin kandidat do nxjerrë Partia Demokratike. Padyshim që primaret që pritet të mbahen më 6 dhjetor janë një revolucion në Shqipërinë politike pas vitit 1990 dhe kjo krijon avantazhin e parë në mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit. Deri tani jemi mësuar që kandidatët të emëroheshin nga kryetarët, në rastin më të mirë me preferencë dhe me lobim politik dhe në rastin më të keq deri në blerje. Por me primaret një gjë e tillë merr fund. Janë disa emra që qarkullojnë në PD si kandidatë për bashkinë e Tiranës dhe madje ka nisur edhe angazhimi i tyre. Por problem numër një në PD është ndarja në dy grupime, ai i “Foltores” dhe ai i Alibeajt. Dhe në këtë kontekst primaret në këtë parti e kanë një ngërç.

A do ketë bashkim dhe pajtim mes dy grupeve apo do ketë bashkëpunim? Nëse arrihet e para, padyshim që PD do jetë jo pak avantazhuar por nëse nuk do arrihet kjo dhe do ketë thjesht një bashkëpunim, PD është e destinuar të ngecë rëndë në këtë garë. Për kujtesë, PD bashkëpunoi në zgjedhjet e 8 majit 2011 edhe me Partinë Komuniste të Hysni Milloshit. A do ishte normale që 12 vjet më pas PD të bashkëpunonte me veten?

Por sa vend kanë emrat e përfolur. Ai më seriozi dhe më i besueshmi është mjeku i njohur Ilir Alimehmeti. Një tiranas autokton por që të qenit vendali prej disa shekujsh nuk e konsideron diplomë dhe zotësi, por si armë kryesore ka të qenit një qytetar i mirë. Si kandidat i mundshëm, Alimehmeti duket më seriozi por më shumë se kaq ai njihet si një personazh me integritet. Por pyetja është a do ta pranojë PD në garën e saj që doktori dhe pedagogu të jetë ai përfaqësues i kësaj partie në garën më të rëndësishme në pranverë? A do t’i hapin rrugën ata xhelozë dhe ngatërrestarë në PD që nuk janë pak në mënyrë që mjeku epidemiolog të zhvillojë një garë të denjë, apo do ti nxjerrin probleme? Mjafton dalja e emrit të tij në skenë dhe në PD dolën penguesit e parë të tipit “ky nuk ka bërë jetë partie”, “Ky nuk ka kontribut” “Këtë nuk e njohin strukturat” e të tjera si këto. Megjithatë, nëse Alimehmeti do zyrtarizohej si kandidat, Tirana do kishte një garë të bukur.

GARA PËR DURRËSIN

Pas Tiranës, Durrësi do jetë beteja e dytë më e rëndësishme në zgjedhjet lokale. Emiriana Sako e PS noton në ujëra të qeta në Durrës si kryebashkiake dhe të paktën deri tani, fituesja e garës së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit me rreth 58 për qind të votave, ka jo pak avantazhe për të qenë sërish kandidate. Ish-kandidati i PD-së, pjesë e “Foltores” Ardian Muka mori 19.844 vota ose rreth 30 për qind të votave, ndërkohë që kandidati tjetër i PD, Luan hoti mori 7928 vota ose 12 për qind të votave. Llogaritë matematikore e nxjerrin sërish të avantazhuar Sakon për garën e re.

Kanë kaluar vetëm shtatë muaj nga ajo garë dhe gjasat janë që PS të konfirmojë sërish Sakon. Por në PD ende nuk dihet se cili kandidat do jetë në garë. Primaret duket se favorizojnë sërish Ardian Mukën, i cili për hir të vërtetës, në garën e 6 marsit nuk pati shumë mundësi për shkak të kohës së shkurtër dhe problemeve që kishte vetë PD. Edhe në Durrës vlen si faktor kryesor bashkimi dhe pajtimi dhe jo bashkëpunimi. Nëse ndodh e para, kandidati pritet të ketë avantazhe, ama nëse ndodh e dyta, edhe Durrësi mund të ketë të njëjtin fat si Tirana.

KRYEBASHKIAKËT E PS QË JANË NË PIKËPYETJKE

Kryebashkiaku socialist Dritan Leli në Vlorë nuk do konfirmohet si kandidat për një mandat të tretë në zgjedhjet e reja lokale. Përplasja e tij me Edi Ramën i ka dhënë fund drejtimit të kësaj bashkie dhe në Vlorë ka nisur ethet e gjetjes së preferuarit të kryesocialistit. Ilir Metaj është një prej tyre, por ende nuk ka ndonjë zyrtarizim.

Në Fier, Armando Subashi nuk e ka të sigurt që do jetë në garë për një mandat të tretë. Subashi është pjesë e hetimit të SPAK për dosjen e inceneratorëve dhe kjo ia ka vështirësuar jo pak atij pozitën në krye të bashkisë së Fierit dhe pak gjasa ka që të jetë sërish. Po për të njëjtën çështje, edhe Gledian Llatja i Elbasanit nuk e ka të sigurt rikandidimin. Ai është pjesë e dosjes së incineratorëve dhe tashmë kandidimi ose jo është vetëm në dorën e kryesocialistit Rama.

Etiketat e lidhura

Roland Qafoku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.