FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kandidatët e PD-së për Primaret/ Hajdari: Alimehmeti një risi, Këlliçi ka fuqi të madhe. Bogdani një figurë e spikatur

Në garën e primareve të PD-së për Bashkinë e Tiranës, deri më tani kandidatë janë katër figura. Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari, e cila është rikthyer në selinë blu që pas rikthimit të Berishës, komenton tre prej tyre.

Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Hajdari për Belind Këlliçin tha se ka anë pozitive dhe se ka fituar shumë beteja politike, ndërsa për ish-deputetin e PD-së Gerti Bogdanin theksoi se është një figurë e spikatur dhe me ambicie.

“Belind Këlliçi është një djalë i jashtëzakonshëm me fuqi shumë të madhe përsa i përket energjisë që ka. Ka një eksperiencë politike, ka pasur beteja që ka fituar dhe mendoj se ka shumë anë pozitive që i duhen bashkisë së Tiranës. Jam e lumtur që është future në këtë garë. Gert Bogdani një figurë e spikatur në PD, me një background të jashtëzakonshëm. Ka pasur beteja të forta brenda PD-së por dhe si figurë është i njohur. Ai ka treguar se ka ambicie”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekun Ilir Alimehmeti, Hajdari e vlerëson si një risi të jashtëzakonshme në PD. “Doktorin Alimehmeti e njoh pak, por gjithsesi për aq sa e kam parë dhe duke lexuar historinë familjare të tij dhe protagonizmin që ka pasur, e bëjnë një kandidat shumë të fortë. Mendoj se figura e tij sjell një risi të jashtëzakonshme në PD. Është një vlerë e shtuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?