Kandidatët e PS për zgjedhjet, 2 gra dhe 3 burra. Njëri nuk është i PS-së

Partia Socialiste ka zyrtarizuar në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt këtë mbrëmje, emrat e kandidatëve me të cilët do të jetë pjesë e garës së 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme lokale, për 6 bashkitë e vendit. Për bashkinë e Lushnjes ka ende diskutime dhe emri do të vendoset në javën që vjen.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Dibrës, Ulsi Manja, tha se kandidati Rrahim Spahiu nuk është pjesë e PS-së, por një figurë me aftësi menaxheriale që i duhet kësaj bashkie.

”Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiut, 55-vjeç, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS-së, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

PS nuk ka suprizuar shumë me kandidatët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?